Kante: Do të sakrifikoj për të zënë vend në ekipin e parë të Chelseat

  • 15 August 2018 - 11:53
Kante: Do të sakrifikoj për të zënë vend në ekipin e parë të Chelseat

Pasi trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri, e ka udhëzuar mesfushorin N’Golo Kantes të përfshihet më shumë se repartin e sulmit gjatë këtij sezoni, francezi ka thënë se do të sakrifikojë shumë gjëra për t’i ndihmuar klubit të tij.

N’Golo Kante ishte ndër lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares së Francës, e cila arriti të fitojë trofeun e Kupës së Botës. Megjithatë, në skuadrës e Francës, ai luante rolin e mesfushorit defansiv pasi që ishte Paul Pogba ai që përfshihej më shumë në sulm.

Megjithatë, Sarri i ka dhënë atij një detyrë të re për këtë sezon dhe Kante është përgatitur ta bëjë këtë ndryshim dhe beson se e gjithë skuadra do të përmirësohet si rezultat i kësaj.

“Tani, sistemi është ndryshe, në veçanti në stilin e lojës. Kështu që, edhe gjatë pushimeve, ishim duke menduar dhe biseduar se si t’i përshtatemi këtij ndryshimi. Do të duhet të sakrifikojmë që të gjithë, për këtë arsye unë duhet të vazhdoj të përmirësohem si lojtar”, ka thënë Kante. 

(Kosova Sot)