Juan Mata do të largohet nga Manchester Unitedi?

  • 15 August 2018 - 12:04
Juan Mata do të largohet nga Manchester Unitedi?

Valencia dëshiron ta transferojë mesfushorin e Manchester Unitedit, Juan Mata, verën e ardhshme ku atij edhe i përfundon kontrata, raporton The Sun.

Kontrata e spanjollit me “Djajtë e kuq” skadon verën e ardhshme dhe klubi anglez ende nuk ka bërë të ditur nëse ata janë në bisedime për rinovimin e kësaj kontrate.

Megjithatë, Valenia dëshiron ta rikthejë mesfushorin në Spanjë verën e ardhshme, kur ata mund ta transferojnë si agjent të lirë, domethënë pa i paguar asgjë Manchester Unitedit. Për këtë arsye, ata e kanë kontaktuar Matan dhe i kanë kërkuar që të mos e rinovojë kontratën e tij.

Juan Mata kishte luajtur për Valencian për katër sezone, nga viti 2007 deri në vitin 2011, para se të transferohej në Chelsean. Në vitin 2014, Manchester Unitedi e blenë atë nga Chelsea për 44.7 milionë euro.

(Kosova Sot)