Statistikat e pjesës së parë, Real Madrid – Atletico Madrid

  • 15 August 2018 - 22:41
Statistikat e pjesës së parë, Real Madrid – Atletico Madrid

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Real Madridit dhe Atletico Madridit

Atletico e nisi shumë furishëm këtë ndeshje me Diego Costan që shënoi një supergol nga kandi i vdekur që në sekondën e 49’të të ndeshjes.

Rrjedhimisht ai theu edhe rekord, pas që shënoi golin më të shpejt në histori të finaleve të SuperKupës.

Real Madridi u kthye furishëm me ndeshje dhe këtë e tregojnë edhe statistika, posedim 63 për qind, kundër 37 të Atleticos, derisa pati edhe goditje dhe sulme më shumë drejt ndeshjes se Oblak

Rezultatin e barazoi Benzema në minutën e 27’të, derisa Carvajal, Bale dhe disa lojtarë të tjerë ishin afër për ta përmbysur rezultatin. 

 

(Kosova Sot)