Real Madridi – Atletico Madrid, shkojnë në vazhdime në finalen e SuperKupës
Real Madridit dhe Atletico Madridit nuk i kanë mjaftuar 90 minuta për ta fituar finalen e superkupës
Në pjesën e parë të parët ishin Atletico që shënuan gol me Diego Costan, kurse rezultatin e barazoi Benzema pak para se të përfundoj pjesë parë.
Në pjesën e dytë, ishin Real Madridi që kaloi në epërsi, ku nga penalltia shënoi Sergio Ramos.
Atletico nuk u dorëzua dhe dërgoi ndeshjen në shtesa, pasi Costa barazoi në minutën e 78’të.
(Kosova Sot)