Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit: Pogba dhe Mourinho do t’i zgjidhin problemet mes tyre

  • 16 August 2018 - 12:57
Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit: Pogba dhe Mourinho do t’i zgjidhin problemet mes tyre

Ish-lojtari i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, beson se të gjitha problem mes Jose Mourinhos dhe Paul Pogbas do të zgjidhen dhe mendon se spekulimet për largimin e tij janë të ekzagjeruara.

Raportohet se mesfushori francez dëshiron të largohet nga klubi për shkak të marrëdhënieve jo të mira me trajnerin Jose Mourinho. Pas fitores kundër Leicester Cityt, ku Pogba shënoi një gol dhe e kishte veshur shiritin e kapitenit, ai tha se nëse do të thoshte atë që dëshironte, atëherë do të gjobitej nga klubi i tij. Kjo ka bërë që e ardhmja e tij të jetë edhe më e dyshimtë.

Por, Berbatovi beson se mediat vetëm janë tentuar të gjejnë probleme të cilat nuk ekzistojnë. Për të, më të rëndësishme janë performancat e 25-vjeçarit në fushë.

“Jam shumë i lumtur me performacën e Paul Pogbas kundër Leicesterit, ishte një performancë e vërtetë kapiteni. Ai ishte në çdo pjesë të fushës, pasonte mirë, e gjuajti penalltinë me vetëbesim. Duke e pasur parasysh se ishte loja e tij e parë e këtij sezoni, ishte me të vërtetë inkurajuese”, ka thënë Berbatov.

“Ka pasur fjalë në media se ai nuk është i lumtur, por mendoj se gazetat dhe rrjetet sociale janë të fokusuar vetëm në këtë anë të gjërave, ata janë duke tentuar të gjejnë probleme të cilat nuk ekzistojnë, vazhdimisht duke ekzagjeruar”.

“Performancat në fushë kanë më shumë rëndësi. Këto lajme nuk janë të mira për askënd, por Jose dhe Pogba do t’i zgjidhin këto probleme”.

(Kosova Siot