Lopetegui: Duhet të përmirësohemi në të gjitha repartet

  • 16 August 2018 - 12:59
Lopetegui: Duhet të përmirësohemi në të gjitha repartet

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, ka theksuar se skuadra e tij duhet të përmirësohet në të gjitha repartet, pas humbjes në ndeshjen e parë të sezonit me rezultat 4-2. Ata u përballen me Atletico Madridin për Superkupën e Evropës.

Dy golat e Diego Costas dhe golat e Kokes dhe Saul Niguezit ia siguruan mbrëmë Atletico Madridit fitoren në Superkupën e Evropës kundër rivalëve, Real Madridit.

“Në disa pjesë të ndeshjes ishim të mirë, por kjo nuk është e mjaftueshme. Duhet ta përgëzojmë Atleticon, mendoj se ata e merituan fitoren. Nuk jemi të lumtur dhe pjesa më e keqe është se i morëm katër gola, dhe kjo nuk është normale”, ka thënë Lopetegui.

“Kjo duhet të përmirësohet. Duhet të përmirësohemi në të gjitha repartet. Nuk na pëlqen kur bëjmë gabime dhe duhet t’i përmirësojmë të gjitha, jo vetëm në gabime individuale”.

“Ndjehem i zemëruar dhe i mërzitur. Por, përgjegjësia që kemi na detyron të ngrihemi dhe të provojmë të përmirësohemi”.

Real Madridi ka pësuar shumë ndryshime këtë verë. Përveç ardhjes së Lopeteguit në vend të Zinedine Zidane, atyre iu është larguar edhe sulmuesi i tyre më i mirë, Cristiano Ronaldo.

(Kosova Sot)