Presidenti i PSG-së: Perezi ma lë fajin mua që nuk ia kam shitur Mbappen

  • 16 August 2018 - 13:00
Presidenti i PSG-së: Perezi ma lë fajin mua që nuk ia kam shitur Mbappen

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Vadim Vasilyev, ka thënë se Real Madridi janë ende të zhgënjyer që Kylian Mbappe ishte transferuar në PSG verën e kaluar, duke e refuzuar kështu mundësinë për të luajtur për klubin madrilen.
Verën e kaluar, kur u bë e qartë se Mbappe do të largohej nga Monaco, shumë klube nga Evropa tentuan ta blejnë atë. Drejtuesit e Real Madridit besonin se ata do të ishin të suksesshëm, pasi që i kishin bërë një ofertë zyrtare Monacos.

Megjithatë, Mbappen qëndroi në Francë kur vendosi të luante për PSG-në. Për të siguruar shërbimet e tij, Vasilyev pagoi 180 milionë euro.

19-vjeçari është tani kampion bote dhe një ndër lojtarët më të mirë në botë, dhe Vasilyev ka bërë të ditur se Florentino Perez i ankohet për fatin e klubit të tij çdo herë që takohen.

“Këto dy klube janë mike. Kam biseduar me presidentin e Real Madridit, Florentino Perezin, dhe çdo herë që më shumë ma lë fajin mua që nuk ia kam shitur Kylian Mbappen”, ka thënë Vasilyev. 

(Kosova Sot)