Diego Simeone bëhet trajneri me më së shumti trofe në historinë e Atletico Madridit

  • 16 August 2018 - 13:37
Diego Simeone bëhet trajneri me më së shumti trofe në historinë e Atletico Madridit

Suksesi në Superkupën e Europës e shndërron Diego Pablo Simeonen trajnerin me më shumë trofe në historinë e Atleticos së Madridit. “El Cholo” siguroi trofeun e shtatë të rëndësishëm në krye të “Los Colchoneros”, duke lënë pas një legjende si Luis Aragones, që në katër vite si trajner i Atleticos kishte fituar 6 trofe të ndryshëm.

Para se të ngrinte lart Superkupën e Europës në kryeqytetin e Estonisë Talin, Simoene kishte fituar më parë dy herë Europa Leaguen, një herë Superkupën e Europës, një herë la Ligan, një herë Kupën e Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës.

Argjentinasi bëhet trajneri i parë i Atletico Madridit, që fiton një finale kundër Real Madridit në tri kompeticione të ndryshme: Kupa e Mbretit, Superkupa e Spanjës dhe Superkupa e Europës.

Në anën tjetër ka zhgënjim për Julen Lopeteguin, që bëhet trajneri i parë i Real Madridit që e humbi ndeshjen e tij të parë konkurruese që prej kohës së Bernd Schuster në vitin 2007. Lopetegui është i pari trajner i Real Madridit që pëson katër, ose më shumë gola në ndeshjen e tij të parë zyrtare që prej Michael Keeping, kundër Celta Vigo, 60 vjet më parë. 

(Kosova Sot)