Franca në vendin e parë në ranglistën e FIFA-s pas 16 viteve, Gjermania pëson rënie të tmerrshme

  • 16 August 2018 - 13:43
Franca në vendin e parë në ranglistën e FIFA-s pas 16 viteve, Gjermania pëson rënie të tmerrshme

Kampionët e botës, Franca, kanë zënë vendin e parë në listën e re të publikuar nga FIFA, ndërsa Gjermania e Joachim Lowit ka mbetur jashtë top 10-shes së bashku me Argjentinën e Lionel Messit.
Pasi triumfuan në Kupën e Botës të zhvilluar në Rusi, Franca e ka zënë vendim e parë në listën e publikuar nga FIFA për herë të parë që nga vitit 2002. Franca ka grumbulluar 1726 pikë, dhe është Kombëtarja me më së shumti pikë të shtuara në krahasim me ranglistën e kaluar, të publikuar më 7 qershor, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, Kombëtarja e Gjermanisë, e cila nuk arriti ta kalojë fazën e grupeve në Kupën e Botës, kanë rënë nga top 10-shja, dhe tani janë në vendin e 14-të. Kombëtare si Meksika, Korea e Jugut dhe Meksika tani janë të radhitura para tyre.

Kroacia, e cila e siguroi medaljen e argjendtë në Kupën e Botës, është ngritur për 16 vende. Ajo radhitet e 4-ta, me 1643 pikë. Vetëm Rusia ka pasur ngritje më të madhe se Kroacia. Ata radhiten në vendin e 49-të, 21 pozita më lartë se në ranglistën e kaluar.

Ndërsa, Zvicra ka zbritur 2 pozita më poshtë dhe tani radhiten në vendin e tetë. Ajo ka grumbulluar 1597 pikë, pas ndeshjeve në Kupën e Botës.

Ranglista e radhës do të publikohet më 20 shtator të këtij viti. 

 

Image

 


(Kosova Sot)