Ndeshjet e La Ligës do të zhvillohen në Amerikën e Veriut

  • 16 August 2018 - 14:13
Ndeshjet e La Ligës do të zhvillohen në Amerikën e Veriut

La Liga ka bërë zyrtare planet për të zhvilluar disa nga ndeshjet e rregullta të sezonit në SHBA dhe Kanada. Kjo marrëveshje do të jetë e vlefshme për 15 vite dhe do të krijojë një organizatë të re, të quajtur La Liga e Amerikës së Veriut. Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të kultivohet kultura e futbollit në kontinentin amerikan.

Këtë marrëveshje La Liga e ka nënshkruar me kompaninë Relevant, një kompani ndërkombëtare e medies, sportit dhe argëtimit.

Sipas kësaj marrëveshje, disa nga ndeshjet e La Ligës do të zhvillohen në SHBA dhe në Kanada, në mënyrë që të arrihet audiencë e re për futbollin spanjoll.

“Jemi të përkushtuar ndaj rritjes së pasionit për futbollin në të gjithë botës. Kjo marrëveshje historike do t’i japë edhe më shumë popullaritet këtij sporti të bukur në Amerikën e Veriut”, ka thënë presidenti i La Ligës, Javier Tebas.

Detaje të tjera priten të publikohet më vonë, pasi që ende nuk është bërë e ditur se cilat ndeshje do të zhvillohen jashtë vendit dhe kur do të fillojë implementimi i kësaj marrëveshjeje.

(Kosova Sot)