Guardiola: Qëllimi im është t'i jap fund dominimit të Manchester Unitedit

  • 16 August 2018 - 14:15
Guardiola: Qëllimi im është t'i jap fund dominimit të Manchester Unitedit

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e ka pranuar se qëllimi i tij është që ta kopjoj suksesin e Manchester Unitedit te klubi i tij.Guardiola e konsideron përfundimin e dominimit të Manchester Unitedit në Angli si sfidën më të madhe të tij si trajneri i Manchester Cityt.

Përderisa “Djajtë e kuq” nuk e kanë fituar titullin e Premierligës që nga largimit i Sir Alex Fergusonit në vitin 2013, ata kanë vazhduar të fitojnë trofe të tjera në vazhdimësi.

Për ta përfunduar këtë dominim, klubi nën menaxhimin e Guardiolës ka shpenzuar mjaft shumë para për të blerë 23 lojtarët e transferuar që nga viti 2016, kur spanjolli u emërua në pozitën e trajnerit.

“Ne kemi fqinjë të cilët, për 15 ose 20 vite, kanë fituar gjithmonë. Mendoj se sfida ime më e madhe si trajner është ta ndryshojë këtë”, ka thënë Guardiola. 

(Kosova Sot)