Everton mohon raportimet e United për pagesën e agjentit të Minas

  • 16 August 2018 - 17:38
Everton mohon raportimet e United për pagesën e agjentit të Minas

Djajtë e Kuq thuhet se janë përplasur me kërkesat e përfaqësuesit të lojtarit, akuza të cilat tani janë mohuar nga Toffees

Drejtori i futbollit të Everton, Marcel Brands ka mohuar raportet që tarifat e fryra të agjentit, të cilat për United ishin të ndaluara, janë involvuar në transferimin e Yerry Minas nga Barcelona në Goodison Park.

Toffees kanë kompletuar transferimin e Minas për 32 milionë euro pasi kishte përfunduar Botërori, gjatë të cilit mbrojtësi kishte impresionuar me Kolumbinë.

Raportet thonë se United ka ndier që janë rritur kërkesat e përfaqësuesit të lojtarit, derisa ata dështuan për ta transferuar një mbrojtës gjatë këtij afati kalimtar.

Brands ka insistuar që nuk ka pasur asnjë kërkesë të ekzagjeruar në këtë transfer, me Everton që kishte paraqitur vetëm një ofertë për lojtarin te Barcelona, të cilën në fillim ata hezituan që ta pranojnë.

“Jo, jo, është një ngjarje e thjeshtë prapa skenave”, tha ai për Daily Telegraph, kur është pyetur nëse ata kanë pasur ndonjë gjë të tillë.

“Kemi bërë ofertë dhe Barcelona ka kërkuar një shumë totalisht tjetër në fillim që ne kurrë nuk do ta paguanin. Pastaj ata thanë: Ok, ne do të presim deri në fund të afatit. Ne asnjëherë nuk e kemi ndërruar ofertën tonë”. 

 

(Kosova Sot)