Sevilla në bisedime me Gonalons

  • 16 August 2018 - 21:59
Sevilla në bisedime me Gonalons

Mesfushori i Romës Maxime Gonalons është në negociata më transferin e Sevillas, shkruan Sky Sport italia

Ai kishte pasur shumë pak minuta në Romë sezonin e kaluar, por arritja e francezit Steven N’Zonzi ka limituar mundësitë e tij për të luajtur edhe më shumë.

Kishte pasur lajme se ai është duke u kërkuar edhe nga disa klube të Premier Ligës si dhe Chievon në Serie A, por si duket Gonalons do të largohet në drejtim të Spanjës.

Raportohet se bisedimet janë duke shkuar mirë me Sevillan, e ku ai do ta zëvendësonte në mënyrë efektive N’Zonzin.

29 vjeçari u ble nga Olympique Lyonnais për pesë milionë euro verën e vitit të kaluar dhe ka pasur vetëm 23 paraqitje deri me tani për Romën.

 

(Kosova Sot)