Legjenda e Arsenalit: Ozil duhet të luaj

  • 16 August 2018 - 22:17
Legjenda e Arsenalit: Ozil duhet të luaj

Ish plejmejkeri i Gjermanisë ka pasur një paraqitje tepër të dobët muajt e fundit, por ai duhet të ngjallet dhe ta kthejë në jetë Arsenalin e Unai Emery

Mënyra më e mirë për Mesut Ozil që t’i hesht kritikët e tij është që të shkëlqej në Premier Ligë për Arsenalin këtë sezon, thotë legjenda e Gunners, Ian Wright.

Gjermani, sezonin e kaluar e përfundoi në mënyrë shumë të mjegullt si për ekipin ashtu edhe për Kombëtaren, derisa bëri një takim kontrovers me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kritikat ishin të ashpra për të sidomos në Gjermani, por ato u bën edhe më të mëdha pasi që Gjermania u eliminua që në fazën e grupeve duke mos arritur asgjë për ta mbrojtur titullin.

Duke folur për Omnisport, Wright – i cili ka 288 paraqitje për Arsenalin për shtatë vite 1991-1998 – e ka sfiduar mesfushorin duke i thënë se duhet ti kthehet formës dhe të shënoi e asistoi më shumë se vitin e kaluar.

“Ai është njëri prej atyre që gjithmonë kritikohet shumë, varët nga ai që të ngritët dhe të luaj në mënyrë që t’ju tregojë të tjerëve se çka është në gjendje të bëj”, tha ish sulmuesi i Anglisë.

“Do të jetë pak vështirë sepse ai është gjithmonë i mbuluar. Njerëzit e dinë çfarë është në gjendje të bëj nëse i jepni kohë dhe hapësirë, por ata nuk do ta japin atë, ata do ta mohojnë këtë”.

“Varet nga ai sepse ai duhet të gjej kohën dhe hapësirën për të treguar lojën e tij”. 

 

(Kosova Sot)