Real Madridi në SOS alarm

  • 16 August 2018 - 23:17
Real Madridi në SOS alarm

Ai ka edhe 15 ditë derisa të mbyllet afati kalimtar në Spanjë për ta përforcuar skuadrën për ta bërë atë garuese pasi që humbi kundër Atleticos në finalen e Super Kupës së Europës

“Nuk mendoj që politikat e klubit ndryshojnë shumë për këtë ndeshje”, ishte përgjigja që Julen Lopetegui tha pas ndeshje në Tallin kur u pyet për prurje të reja – një ankesë e vogël ndoshta për të fshehur të vërtetë e asaj çfarë ai ndjenë: ai dëshiron përforcime.

Konkretisht, Lopetegui është duke e kërkuar një sulmues, një mbrojtës dhe një mesfushorë defensivë. Ai ka 15 ditë për ta bërë këtë derisa të përfundon afati kalimtar dhe pas kësaj ai nuk do të këtë më kohë për justifikime.

Casemiro doli jashtë shkaku i lëndimit dhe u zëvendësua me Dani Ceballos. Si mundësi të fundit në kohën shtesë ai u desh ta fut Borja Mayoral, që ishte sulmuesi i vetëm në bankën e tij. Jo larg nga kjo kohë, në vitin kur Real Madridi fitoi si Ligën e Kampionëve ashtu edhe La Ligan, Zidane në bankë kishte aq shumë sulmues si; James, Isco, Asensio dhe Morata që nuk dinte cilin ta fuste. Kështu që pa dyshim që kjo gjendje bëri që francezi të jep dorëheqje në maj.

Lopetegui po luan me publikun

Gjatë tërë verës, Lopetegui është dashur që të ngrit problemin e përforcimeve, apo më saktësisht, mungesën e tyre. Që nga emërimi i tij, ai ka dhënë indikacione që i bindet urdhrave të klubit. “Nëse nuk shkon askush dhe nëse nuk vjen askush, unë do të isha i lumtur”, kishte thënë ai në një konferencë për shtyp para ndeshjeve parasezonale në SHBA.

Ai shihte tjera prioritete para Courtois (i cili më shumë ishte në të vërtetë synim i klubit se i Lopeteguit). Ai e kuptonte dhe llogariste se si të bënte planin për këtë sezon pa ndonjë nënshkrim galaktik të tipit Neymar, i cili do ta zëvendësonte Ronaldon. Por në të njëjtën kohë ai nuk priste që Vallejo të lëndohet përsëri dhe se Kovacic do të largohet, e që tani atij i duhet të sjell një mesfushorë defensivë të fortë.

Natyrisht, krejt në fund problemet janë përpara. Që nga fillimi, bordi përjashtojë blerjen e një sulmuesi si Kane, Lewandowski apo Cavani kurse tani janë duke e përcjell nga largësia Icardin. Madrid nuk është duke treguar asgjë në këtë afat kalimtar veror, është duke i limituar prurjet e reja. Kësaj politike është duke ju referuar Lopetegui. Por, trajneri bask duket se më në fund është ngjallur, ka lëshuar alarmin SOS dhe po kërkon nga bordi tre lojtarë.

 

(Kosova Sot)