Hashani: Prishtina me super-skuadër, Drita më e dobët se vjet

  • 17 August 2018 - 08:15
Hashani: Prishtina me super-skuadër, Drita më e dobët se vjet
1384 pikë të përgjithshme. Këto rënSipas Erdin Hashanit, Prishtina është kandidatja kryesore për titull 

"Për mendimin tim, Drita sivjet është më e dobët sesa vitin e kaluar. Të largosh një Kastriot Rexhë, që ishte deciziv në shumë ndeshje për Dritën, është e pashpjegueshme. Prishtina mendoj që i ka bërë përforcimet e qëlluara dhe, pavarësisht që e humbi Superkupën, është kandidatja kryesore për titull", ka thënë për gazetën "Kosova Sot", Erdin Hashani

Vendimi i UEFA-s, që në garat ndërkombëtare nga kampionati i Kosovës për vitin e ardhshëm të marrin pjesë tri skuadra, duket se i ka entuziazmuar shumë klubet tona, të cilat kanë bërë bukur shumë investime gjatë këtij afati kalimtar për të krijuar një skuadër që e kërkon një vend për Evropë. Analistët po vlerësojnë se edicioni i ri i futbollit kosovar, që nis këtë vikend, do të jetë tejet interesant dhe joshës, por që shqetësimi më i madh i tyre mbetet cilësia, pasi pak besojnë se ajo të ngritët. Gjithsesi, ish- futbollisti i mirënjohur Erdin Hashani, i cili këtë edicion vendosi t'i varë "këpucët në gozhdë" ka thënë se nuk mbahet mend që klubet tona të sjellin kaq shumë lojtarë nga jashtë dhe atë me cilësi të kënaqshme, gjë e cila, sipas tij, domosdoshmërisht do të ndikojë në ngritjen e nivelin. Sa u përket favoritëve për titull, Hashani ka thënë se janë shumë skuadra që do të luftojnë për vendin e parë, por që, sipas tij, Prishtina mbetet kandidatja kryesore, ani pse në Superkupë dëshpëroi kur humbi nga Drita.

Shumë dëshira për një trofe "Janë plot ekipe që kanë bërë përforcime. Tash, a janë të qëlluara apo jo mbetet të shihet. Mendoj që nga këto ekipet është pritur që Drita të bëjë përforcime me lojtarë më cilësorë. Për mendimin tim, Drita sivjet është më e dobët sesa vitin e kaluar. Të largosh një Kastriot Rexhë, që ishte deciziv në shumë ndeshje për Dritën, është vërtet e pakuptim për mua", ka thënë për gazetën "Kosova Sot" Hashani, i cili në rrugëtimin drejt titullit favoritin më të madh e sheh skuadrën nga kryeqyteti. "Prishtina mendoj që i ka bërë përforcimet e qëlluara. Pavarësisht që e humbi Superkupën, mendoj që është kandidatja kryesore për titull", tha Hashani, duke folur më pas edhe për skuadrat e tjera. "Llapi, mendoj që është njëra ndër pretendentet për titull. Kjo skuadër ka marrë trajnerin që njihet tek ne që ka fituar shumë tituj dhe po ashtu lojtarë që kanë qenë kampionë. Nëse e bën lojën ashtu si dëshiron Bylbyl Sokoli, Llapi do të jetë në Evropë. Sa i përket Feronikelit, është skuadra që ka investuar më së shumti dhe ka marrë shumë lojtarë cilësorë. Edhe kjo skuadër është pretendente, por unë jam pak skeptik, sepse e kanë një trajner që aplikon lojën defensive dhe them se pika më e dobët është tek Feronikeli trajneri. E fundit për mendimin tim që është skuadër për titull është Trepça '89, që ka marrë përforcime cilësore dhe po ashtu e ka një trajner që tash e njeh Ligën e Kosovës dhe mentalitetin këtu tek ne. Orarin, Trepça'89 në fillim e ka shumë të vështirë, dhe po i kaloi me rezultate pozitive këto ndeshjet e para, Trepça'89 do të jetë favorite me Prishtinën për titull", ka thënë për gazetën "Kosova Sot", Erdin Hashani.

Kampionat më cilësor Sa i përket cilësisë, futbollisti rekordmen për sa i përket fanellave të veshura në klube të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, Erdin Hashani ka thënë se ky kampionat do të jetë shumë më joshës dhe më cilësor, pasi ka pasur prurje mjaft interesante. "Më duket që sikur këtë afat kalimtar, asnjëherë nuk ka pasur lojtarë më shumë që kanë ardhur nga jashtë Kosovës. Mendoj se me ardhjet e tyre kampionati ka për të qenë më cilësor dhe shpresoj që kjo të ndodhë. Padyshim ka për të qenë shumë më interesant, sepse do të luftojnë për titull, po ashtu edhe për vendin e dytë, që do t'i çojë në Evropë", ka përfunduar Erdin Hashani.

(Kosova Sot)