Zyrtare: Marchisio largohet nga Juventus

  • 17 August 2018 - 10:12
Zyrtare: Marchisio largohet nga Juventus

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio i ka dhënë fund karierës 25-vjeçare me klubin bardh e zi.

Kështu ka njoftuar Zonja e Vjetër me anë të një postimi në rrjetet sociale.

"Sot merr fund kariera e pasur 25-vjeçare e Marchisios me Juventusin", thuhet në njoftimin e klubit.

Sot përfundon edhe afati kalimtar i transferimeve në Serie A dhe mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë transferim të ri.

(Kosova Sot)