Cerci transferohet në Turqi
Alessio Cerci ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin turk, MKE Ankaragucu.
31-vjeçari italian ka qenë një agjent i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me Hellas Veronan.
Sipas burimeve të shumta, ai ka nënshkruar marrëveshje me një pagë prej 1.1 milionë eurosh për stinor.
Cerci u kërkua po ashtu edhe nga Bursaspor.
(Kosova Sot)