Marchisio largohet pas 25 viteve nga Juventusi

  • 17 August 2018 - 10:46
Marchisio largohet pas 25 viteve nga Juventusi

Claudio Marchisio ka shkëputur kontratën e tij me klubin italian, Juventus duke u larguar kështu pas 25 viteve të kaluara si pjesë e tyre.

Njoftimi i largimit të Marchisios nga Zonja e Vjetër ka ardhur me anë të faqeve zyrtare të klubit italian.

“Claudio Marchisio, sot shënon fundin e karrierës së tij me Juventusin, pas përfundimit të rënë dakord të kontratës së tij”.

“Njëzet e pesë vjet kanë kaluar që kur Claudio veshi fanellën e zezë dhe të bardhë”.

“Ai ishte vetëm shtatë vjeç me dëshirën për të luajtur për klubin e tij të lindjes dhe një kokë plot ëndrra”.

“Faleminderit për gjithçka, Claudio! Ju urojmë gjitha të mirat!”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

Klubi italian gjithashtu falënderoi mesfushorin, i cili fitoi tre Superkupa Italiane, katër trofe të Kupës së Italisë dhe shtatë Scudetto të njëpasnjëshme, duke ndihmuar klubin për të rishkruar përgjithmonë librat e historisë së klubit.

Për më tepër, Marchiscio bëri 389 paraqitje, duke shënuar edhe 37 gola në të gjitha garat me Juven dhe kështu ai gjendet në listën e lojtarëve me më së shumti paraqitje në histori të klubit.

(Kosova Sot)