Ajeti transferohet në Serie B

  • 17 August 2018 - 14:10
Ajeti transferohet në Serie B

Arlind Ajeti është shumë afër largimit nga Torino.

Sipas Tutto Mercato Web qendërmbrojtësi shqiptar është pranë kalimit te skuadra e Perugias në Serie B.

Pasi nuk arriti të bind me paraqitjet e tij te Torino, Ajeti sezonin e shkuar luajti me skuadrën e Crotones si i huazuar.

Te Perugia ai do të ketë për trajner Alessandro Nestan. Një mundësi e mirë për Ajetin të përfitojë nga eksperienca e një prej mbrojtësve më të mirë në histori të futbollit italian.

Transferimi i Ajetit te skuadra e Perugias pritet të mbyllet sot.

(Kosova Sot)