“Luftë” mes Serie A dhe La Liga’s

  • 17 August 2018 - 20:23
“Luftë” mes Serie A dhe La Liga’s

Serie A ka reaguar pas komenteve nga La Liga për “lojën jo fer” të Juventusit dhe Interit në tregun e transferimëve

Shefi i La Liga, Javier Tebas tha sonte se ka pasur “mashtrime” që i kanër përdorur në rastin e afrimit të Inter për Modricin dhe Cristiano Ronaldos të Juventusi.

“Serie A është e befasuar dhe e mërzitur nga deklaratat e presidentit të La Ligas, Javier Tebas”, thuhet në deklaratën e Serie A këtë mbrëmje.

“Këto komente janë bërë pa pasur informacione të duhura për këtë gjë, e që tani dëmtojnë repuitacionit dhe vënë në dyshim integritetin e dy klubeve italiane dhe ligës sonë”.

“Serie A nuk i pranon këto komente negative kur përdoren edhe mediat për ta destabilizuar skenën e klubeve në rangun ndërkombëtarë”.

“Klubet e Serie A, operojnë brenda parametrave dhe të gjitha rregullave ndërkombëtare, e cila gjë është arsye se pse Serie A është duke kaluar në një periudhë të madhe të optimizmit dhe entuziazmit, që e shpërndajmë me media dhe tifozë në tërë botë, e të cilët janë rritur shumë sezonin e fundit”.

“Qysh në fillim të këtij sezoni do të jenë katër klube të Serie A në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, e cila gjë ka ringjallur shpirtin dhe prestigjin e kësaj lige që po i frikëson kundërshtaret, por ka edhe një panoramë që do të këtë shumë argëtim dhe garë këtë vit”, thuhet në fund të deklaratës se Serie A. 

 

 

(Kosova Sot)