Interi padit shefin e La Ligas

  • 17 August 2018 - 21:35
Interi padit shefin e La Ligas

Interi ka lajmëruar zyrtarisht se do të merr veprime ligjore kundër shefit të La Ligas, Javier Tebas për komentet e tij rreth blerjes se Luka Modric

Presidenti i La Liga tha se Nerazzurri “nuk kanë para për të blerë lojtar por pastaj ofrojnë një mal me para”, duke vënë kështu në pyetje origjinën e parave të tyre.

Ai po ashtu i akuzojë Interin për “mashtrim” në synimin e tyre për të blerë mesfushorin e Real Modric, derisa akuzojë edhe Juventusin për Ronaldon.

Serie A ka reaguar për këto deklarata, Inter ka lajmëruar se është duke u përgatitur për ta paditur Tebas për komentet e tij.

“FC Inernazionale Milano lajmëron se do të marr veprime ligjore kundër Javier Tebas pas deklaratave të tij të sotme për shtyp”, thuhet në një deklaratë të shkurtër në faqen e Interit në internet. 

 

(Kosova Sot)