Valverde nuk flet për transferimin e Pogbas në Barcelonë

  • 17 August 2018 - 22:46
Valverde nuk flet për transferimin e Pogbas në Barcelonë

Mesfushori i Manchester United vazhdon të përflitet për një kalim në Camp Nou, por trajneri i katalunasve nuk ka dashur të flet për këto spekulime

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde nuk ka dashur të merret me spekulimet se kampionët e La Ligas janë në kërkim për të nënshkruar me Paul Pogba.

“ne nuk diskutojmë për lojtarët e skuadrave tjera”, tha Valverde për gazetarët në konferncë për media.

“Ne dëshirojmë që ti respektojmë lojtarët tanë, rrjedhimisht edhe lojtarët e tjerë’. 

 

(Kosova Sot)