Ospina i gatshëm për debutimin me Napolin

  • 18 August 2018 - 11:55
Ospina i gatshëm për debutimin me Napolin

Napoli e ka futur David Ospinan menjëherë në listën e të ftuarve për ndeshjen e parë në Serie A kundër Lazios.

Ndeshja fillon prej orës 20:30

Ospina arriti në orët e fundit të afatit kalimtar të transfereve në Itali nga Arsenali, ai do të qëndrojë në Napoli si i huazuar për një stinor me mundësi për ta blerë komplet kartonin e tij.

Tani që është regjistruar në Serie A, Ospina është në listën e lojtarëve për ndeshjen e sotme si mysafir në Romë, ku pritet të debutojë me skuadrën e Carlo Ancelottit.

 

(Kosova Sot)