Marchisio mund t’i bashkohet Buffonit te PSG

  • 18 August 2018 - 12:49
Marchisio mund t’i bashkohet Buffonit te PSG

Paris Saint-Germaini është duke u interesuar për të nënshkruar me transferin e lirë, Claudio Marchision.

Marchisio mund t’i bashohet Gianluigi Buffonit në Paris, me rastin e largimit nga Juventusi pas 25 vjetëve.

Mesfushori italian është duke kërkuar një skuadër të re, ai ka qenë i lidhur edhe me një kalim në Major League Soccer në SHBA.

Mirëpo interesimi nga PSG-ja e ka bërë atë që të mendojë më shumë për të ardhmen e tij.

 

(Kosova Sot)