Darmian mbetet te Unitedi, Mourinho konfirmon besimin ndaj tij

  • 18 August 2018 - 13:32
Darmian mbetet te Unitedi, Mourinho konfirmon besimin ndaj tij

Matteo Darmian ishte një nga lojtarët e shënjestruar për t’u larguar nga Manchester United, me destinacion Serinë A, por mesa duket mbrojtësi italian do të qëndrojë edhe këtë sezon me “djajtë e kuq”.

Jose Mourinho konfirmoi se 28-vjeçari nuk do të lëvizë nga “Old Trafford”, edhe pse lojtari e ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar. Trajneri portugez tha se Darmian është një profesionist i vërtetë, i cili ka pranuar dhe respektuar çdo vendim

Ai shtoi se edhe për skemat e tij, mbrojtësi italian është i nevojshëm, pasi mund të luajë si në të majtë, ashtu edhe në të djathtë të prapavijës, çka i mundëson të gjejë më shumë hapësira në fushë.

(Kosova Sot)