Chelsea – Arsenal, formacionet zyrtare: Xhaka dhe Mustafi titullarë

  • 18 August 2018 - 17:46
Chelsea – Arsenal, formacionet zyrtare: Xhaka dhe Mustafi titullarë

Chelsea dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për Ligën Premier.

Blutë e Londrës janë nikoqir të Topçinjve në ndeshjen e cila është e vlefshme për javën e dytë dhe zhvillohet nga ora 18:30 në Stamford Bridge.

Skuadra e Maurizio Sarrit vjen pas fitores së thellë ndaj Huddersfieldit dhe dëshiron të vazhdojë me fitore në kampionat.

Në anën tjetër, skuadra e Unai Emeryt ka humbur takimin e parë dhe dëshiron t’i kthehet sa më shpejt rezultateve pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mirë, ku te Arsenali si titullar janë edhe dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Chelsea: Arrizabalaga; Azpilicueta, Rudiger, Luiz, Alonso; Jorginho, Kante, Barkley; Pedro, Willian, Morata.

Arsenal: Cech; Bellerin, Sokratis, Mustafi, Monreal; Guendouzi, Xhaka; Mkhitaryan, Ozil, Iwobi; Aubameyang.

 

(Kosova Sot)