Formacionet zyrtare, Chievo-Juventus: Ronaldo debuton në Serie A

  • 18 August 2018 - 18:02
Formacionet zyrtare, Chievo-Juventus: Ronaldo debuton në Serie A

Chievo dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjet e sotme (e shtunë).

Kampioni në fuqi i Italisë do të luaj në udhëtim te Chievo në ndeshjen hapëse të sezonit 2018/19 në Serie A.

Skuadra e Massimiliano Allegrit ka udhëtuar drejt Veronas me qëllimin e vetëm, ta nis sezonin e ri me fitore dhe t’i marrë tre pikët.

Në anën tjetër, veronezët e dinë se kanë punë të vështirë ndaj Zonjës së Vjetër dhe do të ishin të kënaqur ta nisin kampionatin me një pikë.

Te Juventusi në këtë ndeshje debuton në Serie A transferimi i madh, Cristiano Ronaldo dhe Joao Cancelo, ndërsa te Chievo nga minua e parë luan shqiptari Përparim Hetemaj.

Chievo:

Image

 

 

Juventus: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic; Cuadrado, Dybala, Douglas Costa; Ronaldo.

 

(Kosova Sot)