Sarri: Ishim të mirë për 75 minuta, për pjesën tjetër më mirë do të kisha pirë cigare

  • 19 August 2018 - 10:33
Sarri: Ishim të mirë për 75 minuta, për pjesën tjetër më mirë do të kisha pirë cigare

Trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri, nuk ka qenë i kënaqur me performancën e plotë të skuadrës së tij në ndeshjen kundër Arsenalit.

Chelsea e ka mundur Arsenalin me rezultat 3-2 në derbin e Londrës që u zhvillua dje në Stamford Bridge. Katër gola u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes, kurse në të dytën vetëm një.

“Luajtëm shumë mirë për 75 minuta, për 15 minutat e tjera, do të ishte më mirë të pija cigare. Na zuri gjumi dhe nuk ishim mjaftueshëm të mirë. Por, përkundër kësaj, në përgjithësi ishim të mirë”, ka thënë Sarri.

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të përmirësohemi pasi që ka ende punë për të bërë. Mbrojtësit? Po, por jo vetëm ata, e gjithë skuadra duhet të përmirësohet. Nëse bëjmë më shumë presion në repartin e sulmit”.

“Hazard? Ai është një lojtar i mrekullueshëm, por ai nuk është në gjendje fizike të luajë për 90 minuta ende”.

 

(Kosova Sot)