Pippo Inzaghi: Dua të luaj ende

  • 19 August 2018 - 10:34
Pippo Inzaghi: Dua të luaj ende

Filippo Inzaghi do të debutojë si trajner i Bolognas kundër Spalit në ndeshjen e parë në Serie A.

Ai ka thënë se ende e ka dëshirën e madhe për të luajtur dhe vrapuar në fushë me skuadrën e tij.

“Fillimi i stinorit me një derbi lokal gjithmonë është motivues”, ka thënë legjenda e Milanit në konferencën për shtyp.

“Spali është një skuadër e mirë. Ne jemi të vendosur dhe dëshirojmë që të fitojmë”.

“E dua një gjë nga lojtarët e mi: të luftojnë për çdo top”.

“Ende e dua futbollin madje edhe tani e kam dëshirën për të vrapuar dhe luajtur në fushë me skuadrën”.

 

(Kosova Sot)