Real ofron 70 milionë euro për sulmuesin e PSG-së

  • 19 August 2018 - 11:03
Real ofron 70 milionë euro për sulmuesin e PSG-së

Real Madridi e dëshiron me çdo kusht një sulmues para se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve.

Klubi spanjoll ka shprehur interesim për Edinson Cavanin e Paris Saint-Germainit.

Madrilenët janë të gatshëm për t’i paguar 70 milionë euro për shërbimet e Uruguaianit.

Pas largimit të Ronaldos në Juventus gjatë kësaj vere, Reali është duke kërkuar vazhdimisht një zëvendësues të tij.

Mariano Diaz i Lyonit, Roberto Lewabdowski nga Bayern Munichu dhe Radamel Falcao i Monacos janë po ashtu në listën e gjatë të trajnerit Lopeteguit.

 

(Kosova Sot)