Wesley Sneijder: Juventusi nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve as me Ronaldon

  • 20 August 2018 - 09:55
Wesley Sneijder: Juventusi nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve as me Ronaldon

Cristiano Ronaldo nuk është ai që i nevojitet Juventusit për ta fituar Ligën e Kampionëve sipas Sneijderit.

Ronaldo iu bashkua Juventusit gjatë kësaj vere nga Real Madridi për 112 milionë euro.

Juventusi për herë të fundit e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve në vitin 1996, dhe që nga atëherë i ka humbur pesë finale në këtë kompeticion, duke e përmendur këtë të fundit që e humbi nga Real Madridi në Cardiff të vitit 2017.

Dhe gjatë kësaj vere, klubi nga Torino e ka qëllimin kryesor për ta fituar këtë trofe prestigjioz, ndërsa holandezi e kishte fituar Ligën e Kampionëve me Interin në vitin 2010. 

“Jo, nuk mendoj kështu”, tha Sneijder për beIN Sports, në pyetjen se a do ta fitojë Juventusi Ligën e Kampionëve pas transferimit të Ronaldos.

“Nuk mendoj kështu sepse nuk varet nga një lojtar, natyrisht Juventusi ka bërë një punë të mirë në të kaluarën në këtë kompeticion”.

“Ka skuadra më të forta se Juventusi”.

“Nëse nuk e fitojnë ligën e Serie A-së, atëherë do të befasohesha, ndërsa sa i përket Ligës së Kampionëve mendoj se të duhet më shumë”.

(Kosova Sot)