De Vrij: Kemi ende punë për të bërë

  • 20 August 2018 - 10:27
De Vrij: Kemi ende punë për të bërë

Stefan de Vrij ka thënë se Interi duhet të punojë ende pas humbjes nga Sassuolo me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë të Serie A-së të dielën.
“Ata përgatiten për ndeshje të tilla, ata na prisnin neve”, ka thënë ish-lojtari i Lazios, i cili kaloi në Inter si transfer i lirë gjatë kësaj vere.

“Kemi bërë shumë gabime në pjesën e parë”.

“Patjetër duhet të punojmë më shumë dhe të luajmë më mirë në ndeshjen e radhës. Ka ende punë për të bërë”.

Skuadra e Spallettit në javën tjetër do ta pres në shtëpi Torinon. 

(Kosova Sot)