Ja sa do të mungojë Strinici pas problemeve me zemër

  • 20 August 2018 - 13:22
Ja sa do të mungojë Strinici pas problemeve me zemër

Kardiologu, Bruno Caru, ka thënë se Ivan Strinici duhet të pushojë për 3 ose 4 muaj, pasi lojtari i Milanit është diagnostikuar me probleme në zemër.

Doktori ka thënë se lojtari duhet të pushojë së paku 4 muaj për ta zbuluar problemin kryesor të zemrës.

Kroati ishte vazhdimisht në formacionin bazë me Kroacinë në Kupën e Botës deri në finale, dhe më pas u kthye në klubin e tij të ri, ku erdhi si transfer i lirë nga Sampdoria.

 

(Kosova Sot)