Cutrone ka rinovuar me Milanin, brenda javës zyrtarizimi

  • 20 August 2018 - 13:29
Cutrone ka rinovuar me Milanin, brenda javës zyrtarizimi

Vazhdimi i kontratës së Patrick Cutrone me Milanin deri në vitin 2023 pritet të formatizohet këtë javë.

Sipas Gazzetta dello Sport ajo tashmë është nënshkruar dhe vetëm ka mbetur që të vije njoftimi zyrtar për tifozët.

Sulmuesi i ri do të ketë edhe rritje rroge rreth 800 mijë euro apo një milionë.

20-vjeçari edhe pse ishte në konkurrencë me Nikola Kalinic dhe Andre Silvan, ai në sezonin e kaluar shënoi 18 në 46 paraqitje në të gjitha garat.

Tani pasi dyshja e lartpërmendur janë larguar, ai do të jetë pasuesi i parë i Gonzalo Higuain.

Cutrone është produkt i akademisë së Milanit dhe shikohet si e ardhmja e skuadrës.

Vlen të theksohet se tashmë ai ka bërë një paraqitje për skuadrën e parë të Përfaqësueses së Italisë. 

(Kosova Sot)