PSG nuk heq dorë nga Rakitic

  • 20 August 2018 - 13:57
PSG nuk heq dorë nga Rakitic

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, vazhdon të jetë në radarin e Paris Saint Germainit.

Sipas El Mundo Deportivos, kroati është dëshira e madhe e kampionëve francez për këtë afat kalimtar.

Klubi nga Parisi e shikon klauzolën e lojtarit në vlerë 125 mln euro si të përballueshme.

Por, nuk do të jetë edhe aq e lehtë pasi Rakitic është një nga lojtarët më të pëlqyer nga trajneri Erneso Valverde.

Edhe pse konkurrenca është e madhe te klubi katalunas, 30-vjeçari në sezonin e fundit ishte lojtari me më së shumti minua në fushë. Kontrata e tij me klubin spanjoll përfundon në vitin 2021.

Në marrëveshje mes klubeve mund të futet edhe mesfushori Adrien Rabiot, por PSG nuk është e vetme në këtë transferim.

Për lojtarin tash e disa kohë ka shfaqur interesim edhe Monaco. 

 

(Kosova Sot)