Firmino e dëshpëron Barcelonën

  • 20 August 2018 - 14:24
Firmino e dëshpëron Barcelonën

Sulmuesi brazilian i Liverpoolit, Roberto Firmino, ka bërë të ditur se nuk synon të largohet nga Liverpoolit, përkundër interesimit nga gjigantët spanjoll, Barcelona.

Firmino, së bashku me Mohamed Salah dhe Sadio Manen, janë ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Për shkak të performancave të tij, këtë afat kalimtar Barcelona ka shprehur interesim për ta transferuar atë në Spanjë.

“Kur njerëzit më pyesin për ambiciet e mia për karrierën time, unë gjithmonë them se jetoj në të tashmen. Nuk jam i interesuar në asgjë përpos Liverpoolit dhe dua të fitoj gjithçka që është e mundur me ta. Kemi tifozët më të mirë në botë, ata janë të mrekullueshëm”, ka thënë Firmino.

“Të gjithë dëgjojnë se çfarë do të thotë të jesh lojtar i Liverpoolit, por deri sa ta përjetosh vetë, nuk mund ta kuptosh. Asnjëherë në jetë nuk kisha pritur të trajtohesha kështu si trajtohem këtu”.

 

(Kosova Sot)