Szczesny: Golat nga Ronaldo do të vijnë së shpejti

  • 20 August 2018 - 15:30
Szczesny: Golat nga Ronaldo do të vijnë së shpejti

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, edhe një herë është ndalur te Cristiano Ronaldo, duke thënë se ardhja e tij ka shtuar kualitetin në skuadër.

Portugezi nuk shënoi në fitoren 2-3 ndaj Chievos, por gardiani i Zonjës së Vjetër beson se CR7 do të shënojë së shpejti.

“Cristiano Ronaldo është lojtar i madh dhe tashmë ka shtuar kualitetin në skuadër”, ka thënë Szczesny për Sportsmail.

“Fatkeqësisht ai nuk shënoi ndaj Chievos, por ai së shpejti do ta shënojë golin e tij të parë zyrtar. Jam i sigurt”.

“Që të kemi një vit të mirë në Ligën e Kampionëve duhet fillimisht të luajmë mirë në ligë. Nëse e bëjmë këtë gjë, na jep besim”, ka shtuar polaku.

Ndeshja e ardhshme e Juves në Serie A është kundër Lazios.

Përballja ndaj skuadrës nga kryeqyteti italian është e para për Zonjën e Vjetër këtë sezon në stadiumin e tyre, pra një gol nga CR7 do ishte i mirëseardhur. 

 

(Kosova Sot)