Koha kur Zidane 3 herë e çoi portierin me pi ujë dhe e ktheu pa pi

  • 20 August 2018 - 15:45
Koha kur Zidane 3 herë e çoi portierin me pi ujë dhe e ktheu pa pi

Zinedine Zidane, njeriu i cili kishte prirje ta bënte çdo gjë të dukej tejet e lehtë gjatë karrierës së tij si futbollist, i ka turpëruar lojtarët në fushë edhe në vitin 2011.

Pesë vite pasi i vari në gozhdë këpucët e tij klasike, Adidas Predators, mesfushori ikonë i Francës e sprovoi veten edhe si trajner.

Siç e dimë, ai doli shumë i suksesshëm. Ai e udhëhoqi ish-skuadrën e tij drejt lavdisë në Ligën e Kampionëve dhe La Liga, por para se të ndodhte e gjithë kjo, Zidane ia dha një mësim portierit të ri të Castillas, të cilin ai kurrë s’do ta harrojë.

Ai e çoi atë me pi ujë dhe e ktheu pa pi, jo një apo dy herë, por plot tri herë.

Siç mund ta shihni edhe në videon më lartë, mesfushori legjendar menjëherë shkoi të portieri i turpëruar për t’ia zgjatur dorën.

Thuhet se ai nuk ka mundur ta marrë veten më asnjëherë nga ai moment.

 


(Kosova Sot)