Morata: Sarri është më i mirë se Conte

  • 20 August 2018 - 16:52
Morata: Sarri është më i mirë se Conte

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata, ka thënë se stili i futbollit të Antonio Contes nuk i përshtatej atij dhe kjo ishte një ndër arsyet për performancat e tij sezonin e kaluar. Ndërsa këtë vit, nën menaxhimin e trajnerit të ri, Maurizio Sarrit, ai thotë se do të tregojë talentin e tij.

Chelsea e transferuan Moratan vitin e kaluar nga Real Madridi për 66 milionë euro. Ai pritej të transferohej në Manchester United, megjithatë madrilenët e shitën atë në Chelsea. Ai shënoi 10 gola sezonin e kaluar dhe gjuajtjet e tij ishin vetëm 52 përqind të sakta.

“Sezonin e kaluar, trajneri përqendrohej në topat e gjatë drejt meje dhe unë duhet t’i mbroja ata me shpinën e drejtuar kah porta. Kjo gjë nuk është aftësia ime më e mirë”, ka thënë Morata.

“Tani, unë mund të sulmoj të gjithë zonën, të luaj me një prekje të topit dhe të gjuaj veten në ajër për të goditur topin e krosuar. Kështu që, unë tani mund ta jap më të mirën time”.

 

(Kosova Sot)