Dortmund mezi kualifikohet në raundin tjetër të Kupës se Gjermanisë

  • 20 August 2018 - 23:43
Dortmund mezi kualifikohet në raundin tjetër të Kupës se Gjermanisë

Borussia Dortmund ka fituar me rezultat 2-1 pas 120 minutave lojë kundër Greuther Furth, në raundin e parë të Kupës se Gjermanisë.

Më shumë vështirësi, por me në fund Borussia Dortmund ka arritur që të kualifikohet në raundin e dytë të Kupës se Gjermanisë pasi që ka mundur Greuther Furth në minutat shtesë.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Dortmundin që sulmonte vazhdimisht por nuk arriti që të konkretizojë asnjë rast.

Në pjesën e dytë Greuther Furth u kthjell dhe ishin ata që sulmonin më shumë portën e Dortmundit.

Kjo gjë ju shpërblye pasi që në minutën e 77’të, Sebastian Ernst shënon golin e parë për vendasit.

U deshën minutat shtesë të pjesës se dytë që Dortmund të barazonte rezultatin.

Atë e bëri Axel Wittsel në minutën e katër të shtesë së pjesës se dytë.

Në dy pjesët e shtesave, asnjëra skuadër nuk arriti që të konkretizonte rastet e saja edhe pse të dyja dukeshin të lodhura në aspektin fizik.

Megjithatë, Dortmund arriti që të shënon në minutën e 120 të ndeshjes, kur përsëri në këtë aksion mori pjesë Axel Wittsel që asistoi për Reus.

 

(Kosova Sot)