Bravo lëndohet gjatë stërvitjeve, rrezikon sezonin

  • 21 August 2018 - 00:04
Bravo lëndohet gjatë stërvitjeve, rrezikon sezonin

Kampionët e Premier Ligës kanë mbetur pa njërin prej portierëve të tyre profesionist pasi që kiliani është lënduar seriozisht gjatë stërvitjeve të hënën

Portieri i Manchester City, Claudio Bravo mund ta humbet tërë sezonin pasi që ka lënduar thembrën e akilit, shkruan sot Goal.

Bravo ishte lënduar sot në mëngjes gjatë stërvitjeve me City dhe duket se do të jetë jashtë fushave për disa muaj.

Ky është lëndimi i dytë serioz që i ndodh një lojtari të Cityt brenda jave në stërvitje, pasi që një javë më herët Kevin De Bryene po ashtu u lëndua dhe do të jetë jashtë fushave dy deri në tre muaj.

“Nuk ka rëndësi çfarë ka ndodhur, apo sa është dukur keq sot, jeta vazhdon dhe e nesërmja pa dyshim do të jetë më e bukur”, ka shkruar vet portieri në Twitter në mëngjes.

 

(Kosova Sot)