Barça s’heq dorë, do ta përdorë skenarin ‘Coutinho’ për ta transferuar Pogban

  • 21 August 2018 - 09:12
Barça s’heq dorë, do ta përdorë skenarin ‘Coutinho’ për ta transferuar Pogban

Barcelona nuk është dorëzuar dhe do të tregohet e durueshme për ta transferuar Paul Pogba. Gjiganti katalonas mund të presë deri në janar për ta blerë përfaqësuesin francez, sipas Don Balon.

Barça është pothuajse njëqind për qind e sigurt se nuk do ta transferojë atë para përfundimit të afatit kalimtar veror, por është e gatshme të presë për rrjedhjen e ngjarjeve në Old Trafford para se të tentojë ta rrëmbejë atë në dimër.

Kampioni i La Ligës do të tentojë ta transferojë Pogban ngjashëm siç bëri me Philippe Coutinhon janarin që lamë pas.

Marrëdhëniet e Pogbas me Jose Mourinhon janë tensionuar dhe Barcelona është e gatshme ta shfrytëzojë situatën, siç bëri me Coutinhon, të cilin e mori në janar, pasi që në verë nuk ia doli. 

(Kosova Sot)