“Do t’jua dëshmoj se e keni gabim”, mbreti i atletikës Bolt kompleton stërvitjen e parë me klubin e tij

  • 21 August 2018 - 09:24
“Do t’jua dëshmoj se e keni gabim”, mbreti i atletikës Bolt kompleton stërvitjen e parë me klubin e tij

Mbreti i vrapit të shpejtë dhe tetë herë kampioni Olimpik, Usain Bolt, ka thënë se do t’ua dëshmojë se e kanë gabim atyre që dyshojnë në aftësitë e tij për t’u bërë futbollist profesionist, teksa të martën në mëngjes e kompletoi seancën e parë stërvitore me klubin australian Central Coast Mariners, në përpjekje për ta fituar kontratën me klubin.

Bolt e dominoi shtegun e atletikës dhe tani po tenton ta përmbushë ëndrrën për t’u bërë futbollist profesionist pasi i është bashkuar klubit nga A-League në Australi, Central Coast Mariners, për një periudhë të pacaktuar testues.

Publiku australian pati rastin ta shohë një pjesë të stërvitjes së Boltit në Gosford, ku 32-vjeçari – i cili në të kaluarën është stërvitur edhe më gjigantët Borussia Dortmund, Mamelodi Sundoëns dhe Stromsgodset pasi u pensionua nga atletika më 2017 – mori pjesë në një seancë të shkurtër.

Pas stërvitjes, ai foli për media, ku zbuloi se i kishte hedhur poshtë ofertat nga Spanja dhe Franca për shkak të pengesave me gjuhë.

“Është sikur shteg dhe fushë, dita e parë e stërvitjes është gjithmonë më e vështira... por m’u duk mirë”, tha Bolt.

“Nuk i vë vetes objektiva, thjesht do të punoj. Nuk di çfarë të pres, prandaj jam këtu për ta shtyrë veten dhe të mësoj sa më shumë”.

“Nuk dua të trajtohem si njeriu i parë i botës, dua të trajtohem si futbollist sepse i tillë dua të bëhem. Njerëzit do të thonë shumë gjëra, por do t’ua dëshmoj se e kanë gabim”, theksoi ai. 


(Kosova Sot)