Wenger: Henry dëshiron të bëhet trajner i Bordeaux

  • 21 August 2018 - 09:55
Wenger: Henry dëshiron të bëhet trajner i Bordeaux

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Thierry Henry dëshiron të marrë vendin e lirë të Bordeaux-it.

Gus Poyet u suspendua kohët e fundit nga klubi i Ligue 1 pasi i quajti zyrtarët e ekipit si “turpi i klubit”.

 

Ai akuzoi klubin për shitjen e një sulmuesi Gaetan Laborde pas shpinës së tij.

Ish-shefi i Brightonit dhe Sunderlandit mendon se nuk dëshiron më të vazhdoj të drejtoj klubin francez.

Henry, i cili kohët e fundit e la rolin e analistit sportiv për t’u përqendruar në punën e trajnerit, është favorit për të pasuar uruguaianin.

“Ai dëshiron ta bëjë këtë, ta merr drejtimin e Bordeauxit”, tha Wenger për Corse Matin.

“Ai është inteligjent dhe ka cilësi. Por pyetja që ne gjithmonë e pyesim veten është nëse jemi gati të sakrifikojmë jetën tonë për profesionin e stërvitjes”, tha Wenger.

 

Ky i fundit është i papunë pas largimit nga detyra e trajnerit të Arsenalit, ku qëndroi për 22 vjet gjersa Henry së fundi ishte ndihmëstrajner i kombëtares së Belgjikës. 

(Kosova Sot)