Klopp: Duhet të luanim më mirë, por jam i kënaqur me fitoren ndaj Crystalit

  • 21 August 2018 - 09:55
Klopp: Duhet të luanim më mirë, por jam i kënaqur me fitoren ndaj Crystalit

Liverpooli ka siguruar pozitën e dytë në tabelën e Ligës Premier.

The Reds kanë triumfuar si mysafirë të skuadrës së Crystal Palace me rezultat 2-0, e cila gjë ka bërë që të ketë pikë të barabarta me liderin Manchester Cityn.

Pas takimit ka folur trajneri gjerman Jurgen Klopp, i cili ka thënë se kemi mundur të luajmë më mirë në këtë takim të ligës elitare angleze.

“Ne mund të luajmë më mirë futboll. Pjesa e parë ishte shumë intensive, kështu që nuk e kishin të lehtë marrjen e vendimeve të duhura rreth strategjisë”.

“E di që duhet të luajmë shumë më mirë, por sonte jam absolutisht i kënaqur me fitoren”, tha trajneri.

James Milner prej penalltisë si dhe Saido Mane ishin golashënues për skuadrën e Liverpoolit.

Kjo e fundit theksojmë se në javën e ardhshme do të ta takohet me Brightonin, e cila gjatë fundjavës triumfoj kundër Manchester Unitedit. 

(Kosova Sot)