Dortmund pas sulmuesit të Barcelonës

  • 21 August 2018 - 10:49
Dortmund pas sulmuesit të Barcelonës

Borussia Dortmundi është gati të arrijë marrëveshje me Barcelonën për huazimin e sulmuesit Paco Alcacer, sipas L’Equipe.

Alcacer nuk është pjesë e planeve të Ernesto Valverdes për sezonin e ri dhe largimi i tij nga “Camp Nou” është shumë i mundshëm.

Përveç Dortmundit, për të interesim kanë shprehur edhe Valencia, Real Betisi dhe Alavesi.

Dortmundi synon ta transferojë atë për ta zëvendësuar Michy Batshuayi, i cili iu bashkua Valencias në formë huazimi. 

(Kosova Sot)