Interi është sfiduese i vërtetë i Juventusit, sipas trajnerit që i mposhti zikaltrit ditë më parë

  • 21 August 2018 - 10:54
Interi është sfiduese i vërtetë i Juventusit, sipas trajnerit që i mposhti zikaltrit ditë më parë

Trajneri i Sassuolos, Roberto De Zerbi, beson se Interi është sfiduesi kryesor i Juventusi për titull kampioni në Itali, përkundër se skuadra e tij e mposhti në ndeshjen e tyre hapëse të dielën mbrëma.

Interi i ka humbur shtatë nga tetë ndeshjet e fundit me Sassuolon, përfshirë humbjen 1-0 në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit të ri në Serie A.

“Ky është futbolli i gushtit, nuk mund të kuptosh shumë nga këto rezultate”, De Zerbi ka thënë për Gazzetta dello Sport.

“Përkundër humbjes ndaj ekipit tim, ende jam i bindur se Interi është sfiduesi i vërtetë i Juventusit. Zikaltrit kanë diçka më shumë se Napoli dhe Roma”, theksoi ai. 

(Kosova Sot)