Pse stadiumet ‘Camp Nou’ dhe ‘Bernabeu’ po i humbasin tifozët?

  • 21 August 2018 - 11:27
Pse stadiumet ‘Camp Nou’ dhe ‘Bernabeu’ po i humbasin tifozët?

Gjatë një fundjave në të cilën Julen Lopetegui, Arturo Vidal dhe Arthur bënë debutimet e tyre përkatëse në shtëpi në La Liga, Lionel Messi shënoi një dygolësh fantastik dhe Gareth Bale e nisi epokën pas Cristiano Ronaldos në Real Madridi, në stadiume gjysmë të mbushura me tifozë.

Mbase ky ishte një fakt për të tërhequr më shumë vëmendje në mesin e tifozëve se në ndonjë ditë tjetër.

Por, pjesëmarrja në “Camp Nou” dhe “Santiago Bernabeu” ishte relativisht e ulet në javën e parë të sezonit të ri, 2018/19, në La Liga.

Vetëm 48.446 spektatorë e ndoqën ndeshjen e Realit ndaj Getafes në kryeqytetin spanjoll, derisa 52.356 sosh e shikuan kampionin në fuqi teksa fitoi me lehtësi ndaj Alavesit.

Këto janë shifra zhgënjyese kur i krahason me debutimet e kaluara në shtëpi në ligë në dekadën e fundit.

Asnjëri klub nuk ka pasur pjesëmarrje kaq të ulet në ndeshjen e tyre hapëse në La Liga në dhjetë vitet e fundit.

Pjesëmarrja më e ulet për të dy klubet ishte regjistruar vitin e kaluar, 56.480 në “Camp Nou”, ndërsa 61.568 në “Santiago Bernabeu”. 

(Kosova Sot)