Barcelona nuk do të paguajë më shumë se 50 milionë euro për Rabiotin

  • 21 August 2018 - 15:24
Barcelona nuk do të paguajë më shumë se 50 milionë euro për Rabiotin

Barcelona nuk do t’i ofrojë më shumë se 50 milionë euro Paris Saint-Germainit për transferimin e mesfushorit, Adrien Rabiot, pasi që kontrata e tij me francezët skadon verën e ardhshme.

Këtë afat kalimtar, katalonasit kanë transferuar edhe dy mesfushorë të tjerë, Arthurin dhe Arturo Vidalin. Megjithatë, ata ende janë të interesuar të transferojnë edhe një lojtar tjetër për të përforcuar mesfushën.

Rabiotit i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij me PSG-në. Për këtë arsye, Barcelona nuk pranon të paguajë më shumë se 50 milionë euro për të, pasi që ai do të jetë agjent i lirë verën e ardhshme.

Nëse transferimi i Rabiotit kompletohet para mbylljes së afatit kalimtar, atëherë e ardhmja e Ivan Rakiticit do të vihej në dyshim. Tanimë, disa klube të mëdha, si PSG-ja, janë interesuar për kroatin.


(Kosova Sot)